11
vjeçari, Julian Newman, i gjatë vetëm 135 centimetra, mirëpo kjo nuk e
pengon të luaj me basketbollistë 6- vjeç më të vjetër së ai. Julian
është nga Orlando dhe shkon në klasën e pestë, ndërsa njohuritë e tij
për basketboll janë impresive. Edhe pse është shumë më i ri se
bashkëlojtarët e tij dhe rivalët, kjo nuk e pengon që të dominoj në
parket. Në Florida është asistuesi i tretë në ligë me 11.5 asistime për
ndeshje, kurse në nivelin nacional është i 19. Derisa ka luajtur për
klasën e tij, në një ndeshje për tri periudha ka arritur të shënoj 91
pikë, kështu që më pas kanë vendosur që ai të luaj me basketbollistë me
të rritur se ai. Kënaquni me magjitë e gjenisë, Julian Newman. (ORAinfo)